MENU
klinika

Përplasjet në pikëkalimin kufitar

Erdogan hapi kufijtë, tensionohen sërish marrëdhëniet me grekët

01.03.2020 - 15:54

Ministria e Brendshme e Turqisë tha sot se dhjetëra mijëra migrantë kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian, që kur Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë migrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane.

Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian, Frontex, ka njoftuar se është në gatishmëri për t’i dërguar ndihmë Greqisë. Paralajmërimi i Turqisë u pasua nga një njoftim i Organizatës për Migrantë të Kombeve të Bashkuara, që tha se “të paktën 13,000 persona” ishin mbledhur në kufirin ndërmjet Turqisë dhe shtetit anëtar të BE-së, Greqisë.

Ndërkohë, situata nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar tё shtunёn. Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia.

Autoritetet greke kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.

Qeveria ёshtё e vendosur tё bёjё gjithçka pёr tё mbrojtur kufijtё”, tha zёdhёnёsi i qeverisё, Stelios Petsas tё shtunёn para gazetarёve.   Nё 24 orёt e fundit, autoritetet greke kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi. Sipas Stelios nё kufi u zhvillua, njё sulm i organizuar ilegal masiv”.

Në përgjigje të postimit të ministri të Jashtëm grek, Nikos Dendias lidhur me emigrantët e parregullt, kryediplomati turk Çavuşoğlu tha se “Shikoni ata që na japin neve mësime për ligjet ndërkombëtare. Në mënyrë të paturpshme hedhin bomba gazi mbi mijëra njerëz të pafajshëm që janë grumbulluar në dyert e tyre”.

“Ne nuk kemi ndonjë përgjegjësi për të mbajtur me detyrim njerëzit që largohen nga vendi ynë. Por, Greqia ka përgjegjësinë që të sillet në mënyrë njerëzore me njerëzit që i vijnë në derën e saj”, tha Çavuşoğlu.

Ndërkohë, qeveria greke është mbledhur sot pasdite për të marrë vendime të reja lidhur me krizën me refugjatët nga Lindja e Mesme pasi Presidenti turk Erdogan urdhëroi që të largoheshin ku të dëshironin. Këshilli Qeveritar Grek për Sigurinë e Shtetit është mbledhur nën drejtimin e Kiriakos Mitsotakis dhe priten vendime parandaluese pasi mijëra refugjatë tashmë i janë drejtuar Greqisë.

Për personat që vijnë tashmë nga kufiri me Turqinë, autoritetet greke dërgojnë një mesazh paralajmërues në celularët e tyre ku shkruhet “Niveli i sigurisë në kufirin grek është rritur në maksimum. Mos kaloni kufirin grek në mënyrë ilegale”.

Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare.

Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do t’i lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve.

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen