MENU
klinika

Vendimi i fundit i hapi rrugën...

Putin, në pushtet deri kur të shkojë 84 vjeç?!

10.03.2020 - 16:17

Vladimir Putin duket se ka “vënë gjithçka në vijë”, për të qëndruar president i Rusisë edhe për 16 vjet të tjera.

“Unë e di përgjegjësinë time personale ndaj qytetarëve të këtij vendi,” tha Putin të martën në një fjalim të paplanifikuar para dhomës së ulët të parlamentit. “Unë shoh që njerëzit, sigurisht shumica e shoqërisë, presin pikëpamjet dhe vendimet e mia për çështjen kryesore të qeverisjes së shtetit, si sot dhe pas vitit 2024” për një mandat të pestë dhe ndoshta të gjashtë presidencial.

Ai foli pas një thirrjeje të papritur nga ligjvënësit në pushtet të Rusisë së Bashkuar që ai të qëndrojë si president pasi të përfundojë mandati i tij aktual në vitin 2024.

Propozimi i tyre për të ndryshuar afatin sipas një kushtetute të rishikuar, duke i lejuar Putinit edhe dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, “mund të jetë e mundur por me një kusht, që Gjykata Kushtetuese e Rusisë të japë një vendim zyrtar “se nuk do të kundërshtonte ligjin themelor të vendit, tha Putin.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, së bashku me një votim kombëtar të planifikuar për 22 Prill në mbështetje të planit që Putini gjithashtu e përcaktoi si kusht, me siguri do ta ndihmojë Putinin. Kjo i hap rrugën Putinit, 67 vjeç, për të sunduar deri në 2036, kur ai do të jetëgati 84 vjeç.

Putin tha që Rusia ende po forconte sistemin e saj politik pas trazirave që pasuan rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Në raste të tilla, “stabiliteti është ndoshta më i rëndësishëm dhe duhet të jetë prioritett,” tha ai.

Menjëherë pasi Putini foli, Duma e miratoi propozimin e saj me 380 vota me 43.

“Ky propozim do t’i qetësojë të gjithë,” tha Valentina Matviyenko, kryetare e dhomës së sipërme të parlamentit, për televizionin shtetëror.

Putini foli disa ditë pasi Princi i Kurorës Saudite Mohamed bin Salman konsolidoi kontrollin e tij të pushtetit me një sulm të paparë nga forcat e sigurisë që arrestuan princërit dhe zyrtarët ushtarakë.

Ndërsa Putin ka të ngjarë të mbetet në detyrë, ndryshimet kushtetuese ende “lënë shumë hapësirë ​​për manovrim dhe mund të ketë lëvizje të tjera.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe