MENU
klinika

Nga emri i bebushit tek kilogramët e shtuar

E izoluar, Klea Huta na tregoi gjithçka për shtatzëninë!

19.03.2020 - 08:30

Rreth dy javë më parë, moderatorja Klea Huta konfirmoi lajmet e shtatzënisë së saj të cilat po qarkullonin prej kohësh në media.

Në një foto ku kishte pozuar me një fustan të bardhë, Klea na tregoi të gjithëve barkun e rrumbullakosur, si dhe zbuloi gjininë e bebushit që do të sjellë në jetë.

Ajo dhe Elgit Doda do të bëhen prindër të një djali, ndërsa sot moderatorja ka vendosur të flasë për shtatzëninë teksa qëndron në izolim për shkak të pandemisë.

Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj në InstaStory, sigurisht që Klea s’mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth pritjes së ëmbël.

Ndjekësit kuriozë e kanë pyetur për emrin e bebushit, ndërsa ajo ka treguar se megjithëse e ka zgjedhur një emër, nuk preferon ta tregojë ende.

Gjithashtu, Klea zbulon se ka shtuar 8 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj, ndërsa duket e qetë megjithëse në vend është përhapur panik.

“Si është të jesh shtatzënë dhe në vetëizolim?”- e pyet dikush, ndërsa moderatorja është përgjigjur me një video ku lë të kuptohet se është thjesht “Super”!

Urojmë që shtatzënia e saj të shkojë kështu deri në fund!

Zbuloi se s’mund të kishte fëmijë

Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë kritikët

Partneren e re e prezanton në një festë miqësie në SHBA

Princ Leka zyrtarizon lidhjen me Blerta Celibashin!