MENU
klinika

Olimpiada në dyshim

Avioni çon flakën olimpike nga Athina në Tokyo

20.03.2020 - 19:22

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik doli me një njoftim dy dytë më parë që Olimpiada e këtij viti do të mbahet sipas programit. Dhe sot flaka olimpike ka mbërritur në Japoni, pas një udhëtimi nga Athina në Tokyo, ku pas 4 muajsh do të nisin Lojërat Olimpike.

Një Olimpiadë gjithnjë e më shumë në dilemë për shkak të Koronavirus. Avioni “Tokyo 2020 GO”, që mbajti flakën olimpike dhe i shoqëruar nga shumë pak njerëz, për shkak të Covid-19, është pritur në Tokyo nga autoritetet japoneze. Por edhe në kryeqytetin japonez masat ishin të rrepta, të gjithë me maska e dorashka.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, tha: “Ky është një moment i rëndësishëm për Japoninë, edhe pse ky event po përballet me një krizë të madhe prej pandemisë. Gjithsesi, është ende herët për të folur për një shtyrje të Olimpiadës, pasi në mes janë shumë interesa të mëdha.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin