MENU
klinika

"Mirënjohje dhe përulje, Lezes"

Kosova humb ikonën e artit

25.03.2020 - 12:13

          Shuhet ikona kosovare e aktrimit, Leze Qena. Në mëngjesin e ditës së sotme, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, aktorja e njohur për publikun shqiptar, Leze Qena.

Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë filma, seriale dhe më tepër.

Së fundi, ishte pjes ë e serialit ”Çka ka shpija”. Ajo ndërroi jetë vetëm pak minuta më parë, gjatë mjekimit intensiv.

Leze Qena qysh në moshë të re, ka nisë me aktrim, duke qenë kështu një ndër aktoret e para të Teatrit të Kosovës, për të vazhduar edhe me shumë role të ndryshme.

Lezja ishte dhe mbetet, personazhi i dashur për të gjithë dashamirësit e artit dhe kulturës. E lindur në Prizren, ka luajtur në “Shkolla e fshatit”, “Familja moderne”, “Macja”, “I ikuri” e projekte të tjera.

“Kosova, Lezes duhet t’i jetë mirënjohëse dhe t’i përulet për këto vite hare, teatër hyjnor dhe emocione, që na i dha ne, dhe ne i pranuam pa pyetur më shumë” – shkruajnë mediet vendase.