Dikur, pleqtë e mençur thonin se lindja dhe perëndimi do të takoheshin.
Ideja e një G2 Sino-Amerikane, duke arritur konsensus dypalësh për çështje kryesore për të udhëhequr me kujdes komunitetin ndërkombëtar, gjithmonë dukej si një përrallë.
Por sot, kjo duket më shumë si një shaka e keqe. Ndërkohë që një pandemi kërcënon miliona jetë, dhe vuajtjet nga recesioni global, problemet e Kinës dhe SHBA, duken gjithnjë e më shumë.
Autoritetet kineze lejuan që koronavirusi të përhapej brenda dhe pastaj përtej kufijve të saj, megjithëse masat vijuese drakoniane duket se e kanë frenuar, tani për tani të paktën.
Diplomatët kinezë dhe mediat shtetërore promovuan teori të egra të komplotit që sugjeronin se virusi u shkaktua nga SHBA.
Javën e kaluar, Pekini largoi gazetarët amerikanë nga organizatat kryesore të lajmeve në formë hakmarrjeje për kontrollet mbi ndërmarrjet shtetërore kineze të mediave në SHBA.
Ndërkohë, Donald Trump kaloi javë të tëra duke hedhur poshtë akuzat dhe tha që virusi do të “zhdukej” dhe ishte “nën kontroll”.
Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se Amerika mund të bëhet qendra e re e pandemisë.
Ekspertët mjekësorë dhe qeveritarët po dëshpërohen. Ai u përpoq të joshte një firmë gjermane duke zhvilluar një vaksinë të mundshme në SHBA. Deri këtë javë, ai është referuar “virusit kinez” pavarësisht stigmës dhe krimit të urrejtjes.
Trump mund të pendohet pasi shumë materiale të nevojshme për pajisje të tilla si maska prodhohen kryesisht në Kinë.
Dështimet e Uashingtonit po i lejojnë Pekinit, të përmirësojë imazhin e tij dhe të ushtrojë ndikim kudo në botë.
“I vetmi vend që mund të na ndihmojë është Kina…solidariteti evropian nuk ekziston,” deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vučić, javën e kaluar; dhe maska dhe ekspertë të shëndetit mbërritën ditë më vonë.
Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, paralajmëroi të martën për një “luftë për ndikim”.
Blloku duhet të tregojë se solidariteti nuk është një frazë boshe, shkroi ai.
Pandemia ka nxjerr edhe një herë në pah nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar. Kur problemet janë globale, zgjidhjet duhet të jenë gjithashtu.
Por gjithashtu ka treguar edhe një herë se Kina dhe SHBA nuk janë as të afta për të udhëhequr, as të interesuara për bashkëpunim, dhe se pjesa tjetër e botës do të duhet të gjejë mënyrat e veta për të punuar së bashku.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al