MENU
klinika

Letra e UEFA-s për federatat

“Jo tituj në tavolinë, përfundoni garat në fushë”

03.04.2020 - 11:40

“Përfundoni garat në korrik apo edhe në fillim të gushtit. Nuk ka kuptim të caktoni tituj kombëtar tani, mbyllja e hershme e kampionateve mund të rrezikojë regjistrimin për kupat evropiane”.

Ky është thelbi i letrës që kreu i UEFA-s, Ceferin, së bashku me Andrea Agnellin, president i shoqatës së klubeve, si dhe presidentin e ligave evropiane, Olson, u kanë dërguar të gjitha federatave evropiane të futbollit. Sipas kësaj letre, vendimi për të pezulluar kampionatet do të ishte i parakohshëm dhe i pajustifikuar.

“Ne kemi besim se futbolli do të jetë në gjendje të fillojë përsëri në muajt e ardhshëm sipas direktivave të autoriteteve shëndetësore. Vendimi për të pezulluar kampionatet mund të rrezikojë regjistrimin në kupat evropiane.

Kërkohet nga të gjitha ligat për të hartuar plane deri në mes të Majit për të programuar një kalendar të mundshëm me të gjitha ndeshjet e futbollit, midis korrikut dhe gushtit, me mundësinë që Champions dhe Europa League të rifillojnë kampionateve. Për pjesën tonë, ndalja e garave është zgjidhja e fundit. Sezoni, me rezultatet e fituara në fushë është qëllimi kryesor edhe në një situatë të paparë si kjo e pandemisë” – shkruhet mes të të tjerave në këtë letër.

Këto direktiva erdhën menjëherë pasi Federata e Belgjikës mbylli sezonin, duke dhënë verdiktet para kohe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin