MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Mund të jetë e para Kina, por jo tani!

03.04.2020 - 16:37

Kur përshëndeti Presidentin amerikan Donald Trump në Qytetin e Ndaluar të Pekinit në 2017, Presidenti Kinez Xi Jinping tha “Paqja është mbi të gjitha”.

Bota duhet t’i përmbahet asaj ideje tani më shumë se kurrë, por dy fuqitë kryesore të saj po vazhdojnë të luftojnë edhe në kohën më të keqe. Në Kinë këto ditë, nëse nuk zemërohesh për Amerikën, nuk je patriot.

Tensionet kino-amerikane duket sikur vetëm një sulm në Tokë nga jashtë-tokësorët mund t’i lehtësojë.

E parë nga ky këndvështrim, mbase duhet ta konsiderojmë pandeminë COVID-19 si sulmin që na nevojitet. Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë për të gjetur një vaksinë ose kurë.

Në veçanti, pandemia i jep Kinës një mundësi të rrallë për t’i dhënë fund dilemave të saj strategjike si një fuqi në rritje, mbi të gjitha luftën e saj për të fituar besimin e SHBA dhe fuqive të tjera. Përmes veprimeve dhe jo fjalëve, liderët e Kinës mund të rindërtojnë imazhin ndërkombëtar të vendit.

Bota papritmas e gjen veten në një krizë shëndetësore, një krizë ekonomike dhe një krizë të likuiditetit.

Dhe çdo krizë e madhe globale e 20 viteve të fundit ka qenë një mundësi që Kina të forcojë marrëdhëniet e saj diplomatike.

Presidentët e SHBA George W.Bush dhe Barack Obama e etiketuan Kinën si rivalin kryesor dhe konkurrenten e Amerikës. Por në secilin rast, Kina arriti ta ndryshonte situatën, së pari duke bashkëpunuar në programet antiterrorizëm pas sulmeve në 11 shtator 2001, dhe më pas duke ndihmuar në stimulimin e kërkesës globale në vitin 2008.

Në mënyrë të ngjashme, gjatë krizës së borxheve në eurozonë, Kina forcoi lidhjet e saj me Evropën duke blerë bono greke, portugeze dhe spanjolle. Ajo gjithashtu rriti importet nga Evropa dhe rriti investimet atje.

Kina mund ta shndërrojë qëndrimin e saj reaktiv ndaj SHBA-së në një më të hapur, proaktiv.

Së pari, SHBA ka kapacitet të kufizuar për të prodhuar ventilatorë, maska ​​për fytyrën dhe mjete mbrojtëse për spitalet e saj. Prandaj, Kina duhet të ofrojë të dërgojë pajisje, dhe të ndajnë të dhënat e saj dhe përvojat klinike në lidhje me COVID-19.

Për më tepër, Kina duhet të garantojë funksioimin e vazhdueshëm të zinxhirëve të furnizimit mjekësor dhe t’i rezistojë çdo tundimi për të ndërprerë eksportet e inputeve thelbësore të tilla si farmaceutika dhe vitaminat në SHBA, siç sugjeruan disa kinezë.

Së dyti, Kina mund të jetë një spirancë për kërkesën globale dhe një burim i furnizimeve kritike, sepse bizneset kineze tani po “ritkhehen përsëri në jetë”.  Përpjekje të tilla janë veçanërisht të rëndësishme në një kohë kur COVID-19 kërcënon marrëveshjen e fundit tregtare.

Për më tepër, kërkesa për mallra të caktuara nuk do të përmbushet nga Kina, ndërsa disa mallra të tjera nuk do të prodhohen në Amerikë, duke çuar në mungesa. Pandemia kështu i jep të dyja vendeve një justifikim të përshtatshëm për të ndaluar ngritjet e mëtejshme të tarifave dhe t’i japin njëri-tjetrit hapësirë ​​për frymëmarrjen.

Së treti, Kina duhet të sigurojë ndihmë financiare për vendet në zhvillim.

Dhe në fund, aktorët privatë në të dy vendet gjithashtu po punojnë së bashku. Kompanitë mjekësore amerikane dhe kineze po bashkëpunojnë për të prodhuar dhe shpërndarë komplete testimi COVID-19.

Dhe shkencëtarët e Universitetit të Harvardit do të bashkëpunojnë me studiuesit kinezë, përfshirë Zhong Nanshan, epidemiologun e njohur që identifikoi për herë të parë virusin SARS, në një program studimi me 115 milion dollarë, të financuar nga një kompani kineze e pasurive të patundshme.

Nëse ekziston një mësim që Kina duhet ta ndajë me botën, është se shpejtësia, transparenca, saktësia dhe besueshmëria shkencore kanë një rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për krizën COVID-19.

Një pandemi nuk është koha për të kërkuar epërsinë e sistemit së një vendi, e jo më për dominim global.

Kina duhet të fitojë në heshtje besimin duke ndihmuar SHBA dhe vendet e tjera.

Keyu Jin, Profesoreshë e Ekonomisë në Shkollën e Ekonomisë në Londër.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohen vullnetarë për testimin

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin