Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko ka reaguar sërish sot pas deklaratës së PD për policinë në rastin e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist që u arrestuar dje për përndjekjen e vajzës.
Kuko thotë se policia ka zbatuar ligjin dhe nuk ka fshehur asgjë.
“Pra…. Çfarë deshëm vërtetuam – Policia ka zbatuar ligjin. Nuk ka fshehur asgjë, nuk ka favorizuar asnjë. Ka marrë kallëzim dhe e ka referuar rastin në Prokurori”, shkruan Kuko.
Sot Partia Demokratike deklaroi se është mashtrim qëndrimi i Policisë dhe se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar.
Pasi, ligji e detyron policinë që për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet.