MENU
klinika

“Virusi do vazhdojë, do ketë valë tjetër”!

Japonia refuzon bllokimin total: Fut ekonominë në kolaps

26.04.2020 - 10:40

Mjeku që është përgjigjegjës për menaxhimin e krizës së koronavirusit në Japoni ka marrë vendimin për të mos zbatuar një bllokim kombëtar, duke thënë se eleminimi i virusit është i pamundur dhe se është e nevojshme të minimizohet dëmi në ekonomi.

Japonia, së bashku me Suedinë, është përpjekur të kufizojë virusin pa e vendosur në një ngrirje totale aktivitetin ekonomik apo duke e bërë të detyrueshme distancimin shoqëror. “Japonia dëshiron të ulë numrin e rasteve, por është e pamundur ta ulësh atë në zero për shkak të natyrës së sëmundjes,” tha Dr Omi. “Ndoshta do të ketë një valë tjetër më të vogël ose një valë më të madhe në varësi të mënyrës sesi sillen njerëzit. Unë mendoj se kjo do të vazhdojë për ca kohë”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse ne duam të balancojmë mirëmbajtjen e veprimtarisë socio-ekonomike me menaxhimin e këtij shpërthimi”.

Abe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë prefekturat e Japonisë në 7 prill. Por në dallim nga bllokimet e detyrueshme në pjesën më të madhe të Evropës dhe disa shteteve të SHBA, distancimi shoqëror është vullnetar – pjesërisht për shkak të drejtës kushtetuese për lëvizjen e lirë.

Disa biznese, të tilla si palestrat, u është kërkuar të mbyllen, por restorantet, mbeten të hapura. Drejtuesit e biznesit kanë kritikuar madje edhe këto kufizime. Tadashi Yanai, themeluesi i Fast Retailing, shitës me pakicë i rrobave, tha që gjendja e jashtëzakonshme duhej të ishte shpallur vetëm në zona të kufizuara. “Nëse u kërkoni të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, ekonomia do të pësojë kolaps”, tha ai për Financial Times.

Higjiena e mirë dhe gjurmimi efektiv i kontakteve ka bërë që përhapja e virusit në Japoni të jetë me ritme më të ngadalta.

Dr Omi i kërkoi publikut të rrisë distancën sociale, duke paralajmëruar se mosrespektimi do të thotë se gjendja e jashtëzakonshme do të duhet të qëndrojë në fuqi, për më gjatë.

“Nëse 80 përqind e kontakteve fizike mund të shmangen, atëhere kurba e infeksionit do të ulet në mënyrë drastike, edhe pa i mbyllur qytetarët tanë,” tha ai. “Nëse është 70 përqind, atëherë duhet më shumë se dy muaj. Me 60 përqind, gjëndja nuk do të ndryshojë – kjo është llogaritja jonë”.

Dr Omi tha se qëllimi ishte që numri i rasteve të zvogëlohej në një nivel ku ato mund të menaxhohen edhe një herë përmes gjurmimit të kontakteve.

Dr Omi tha se ai dëshironte të zgjeronte testimit deri në atë pikë ku çdo person me probleme shëndetsore do mund të testohej. Por nuk ka asnjë plan për të testuar njerëzit e shëndetshëm. “Ne nuk kemi kapacitet dhe nuk ka kuptim”. / FT – Bota.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasojat e Koronavirusit

Ekonomitë më të mëdha në rrezik

Nga lufta tregtare tek ulja e prodhimit

CNBC/ Çfarë e pret ekonominë globale?


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!