MENU
klinika

Nga Foreign Policy

Evropa mund t’i thojë “Jo” Kinës!

29.04.2020 - 15:49

Libri “Kina mund të thotë Jo” ishte një bestseller kinez i vitit 1996 dhe një shprehje e qartë e nacionalizmit. Shkruar nga një grup intelektualësh të krahut të djathtë, libri i bëri thirrje Kinës që të refuzojë vlerat liberale dhe të tërhiqet kundër interesave perëndimore që komplotojnë për të ndaluar ngritjen e saj.

Mbi 20 vjet më vonë, pasi hodhi poshtë thirrjet për të demokratizuar dhe avancuar ekonominë e saj, Kina është praktikuar duke thënë jo.

Në diplomacinë e saj të sotme “Wolf Warrior”, Kina tani po mëson t’i bëjë presion Perëndimit për t’i thënë po kërkesave të veta.

Në Europë, tregohet qartë kjo. Vetëm javën e kaluar, nga frika e pasojave në marrëdhëniet e saj tregtare me Kinën, Bashkimi Evropian zbuti gjuhën kritike në një raport për fushatën e dezinformimit të Kinës për pandeminë koronavirus.

Por Europa nuk ka nevojë të “gjunjëzohet”, ajo gjithashtu mund të përballojë të thotë jo.

Jo vetëm që Evropa është shumë më pak e varur nga tregu kinez nga sa supozohet, por dobësitë strategjike dhe humbja e konkurrencës nga tregtimi dhe investimi në Kinë gjithashtu kanë filluar të tejkalojnë mundësitë ekonomike.

Në pamje të parë, është e qartë të shihet pse Evropa mund të heqë dorë nga kërkesat politike të Kinës. Ekonomia kineze po ngadalësohet por Kina prapë përfaqësoi mbi një të katërtën e rritjes ekonomike globale nga 2013 në 2018, dhe tregu i saj nuk mund të injorohet.

Por, pavarësisht nga qëndrimi i saj në ekonominë globale, disa pyetje janë shtruar se sa përqind e rritjes ekonomike të Kinës është e arritshme për investitorët evropianë dhe të tjerë të huaj.

Komisioneri i Tregtisë i BE Phil Hogan kohët e fundit vuri në dukje se edhe para pandemisë, negociatat nuk kishin patur ndonjë përparim të madh.

Në të njëjtën kohë, shumë politikëbërës evropianë keqkuptojnë rëndësinë e tregtisë me Kinën. Vartësia ekonomike e Evropës nga Kina është një mit.

Kina përfaqësonte vetëm 5.5 përqind të tregtisë totale të vendeve anëtare të BE-së në vitin 2018. Siç thonë analistët në Institutin Mercator për Studime të Kinës në Berlin, partneri më i rëndësishëm tregtar për të gjitha vendet anëtare të BE-së është në fakt BE.

Rëndësia ekonomike e Kinës shpjegohet nga paqartësitë e rolit të saj jetik në zinxhirët e furnizimit global, ku përbën një të tretën e produkteve të ndërmjetme në procese komplekse të prodhimit ndërkufitar, si dhe potencialin e saj të tregut për të ardhmen për korporatat evropiane.

Por edhe këtu, rëndësia e Kinës është keqkuptuar. Aty ku ka tregti midis BE-së dhe Kinës, një marrëdhënie asimetrike po zhvillohet.

As Kina nuk është më një “tokë e sigurt” për shumë korporata evropiane. Korporatat evropiane janë më pak “të dashuruara” me ekonominë kineze sesa dikur.

Ndërsa BE përballet me sfidën e jashtëzakonshme të rimëkëmbjes ekonomike nga recesioni i shkaktuar nga koronavirusi, presioni mbi Evropën për t’iu nënshtruar diktateve politike të Kinës mund të rritet.

Por politikëbërësit evropianë duhet të pranojnë se ata kanë shumë më tepër hapësirë ​​për manovrim me Pekinin sesa mund të besonin.

HANGZHOU, CHINA – SEPTEMBER 04: Chinese President Xi Jinping (right) hug with President of the European Commission Jean-Claude Juncker to the G20 Summit at the Hangzhou International Expo Center on September 4, 2016 in Hangzhou, China. World leaders are gathering in Hangzhou for the 11th G20 Leaders Summit from September 4 to 5. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

Fiksimi në negociimin e hyrjes në treg me Kinën gjithashtu mund ta verbojë Evropën drejt horizonteve më të gjera në ekonominë globale.

Evropa gjithashtu mund të nxisë qendrat e prodhimit në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Turqi për të rigjallëruar rolin e saj në tregtinë globale. Evropa duhet të investojë në inovacionin e saj rajonal dhe konkurrencën industriale.

Ushqyerja e korporatave të veta drejtuese si kampione globale dhe mbështetja e demokracive të tjera në të gjithë botën u shërbejnë më mirë interesave ekonomike dhe politike të Evropës.

Liderët evropianë mund të inkurajojnë multilateralizmin parimor në botë. Por para se të mund të merren përparësi të tilla, Evropa së pari duhet të mësojë t’i thotë jo Kinës.

Luke Patey (@LukePatey) është një studiues në Institutin Danez për Studime Ndërkombëtare.

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Policy/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”