16.05.2020 - 09:24
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter ka goditur këtë mëngjes ishullin e Kretës në Greqi.
Raportohet se lëkundja është regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit, në juglindje të Kretës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 83 kilometra në juglindje të Arvi, me një thellësi 2 kilometra. Nuk raportohet që lëkundja të ketë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale, por ka krijuar mjaft panik te qytetarët.