MENU
klinika

Si po përballohet kriza?!

KE-ja paraqet planin për rimëkëmbjen ekonomike të BE-së

16.05.2020 - 12:17

Komisioni Europian do t’i paraqesë vendeve anëtare më 27 maj një instrument të rimëkëmbjes ekonomike, i mbështetur nga një kapacitet huamarrjeje prej 1 000 miliardë eurosh, për ta nxjerrë BE-në nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Plani është duke u finalizuar dhe Ursula von der Leyen do ta paraqesë atë më 27 maj”, njoftoi zëdhënësi i KE, Eric Mamer.

Në një rezolutë të miratuar sot me 505 vota pro dhe 119 kundra, zyrtarët e zgjedhur kërkuan miratimin dhe zbatimin e Fondit të Rimëkëmbjes.

Parlamenti vlerëson se ky stimul duhet të ketë një vëllim prej 2 000 miliardë eurosh.

Ai duhet të financohet nga emetimi i bonove stimuluese afatgjata, të marrë formën e kredive dhe, në shumicën e rasteve, të subvencioneve, pagesave direkte në favor të investimeve dhe kapitaleve.