MENU
klinika

Industria e papritur që u rrit gjatë pandemisë

Shitja e kanabisit shtohet në vendet që e kanë legalizuar atë

17.05.2020 - 10:49

Shitjet e kanabisit kanë reaguar mirë ndaj pandemisë së koronavirusit, pavarësisht urdhrave të qëndrimit në shtëpi në të gjithë vendin.

Në fakt, shitjet kanë lulëzuar në shtetet me tregje rekreative të kanabisit si Kalifornia, Kolorado, Oregon dhe Alaska, sipas Reuters. Shtetet me kanabis të legalizuar kanë parë një rritje 50% të biznesit.

Shumica e shteteve, siç është Kalifornia, i kategorizuan shitjet e marihuanës mjekësore dhe rekreative si thelbësore, sipas një raporti nga Market Watch, dhe kjo ka ndikuar në rriten e konsumit për shkak se njerëzit e karantinuar në shtëpi kanë rritur kërkesën e tyre.