MENU
klinika

Vendimi

Pa spektatorë, Moto GP nuk zhvillohet në Azi

18.05.2020 - 14:34

Garat e Moto GP të programuara për t’u zhvilluar në kontinentin e Azisë nuk mund të mbahen pa praninë e spektatorëve. Është ky vendimi i ndërmarrë nga kompania që zotëron të drejtat e transmetimit të botërorit të motorave, Dorna Sports.

Përmes shefit ekzekutiv të saj, Carmelo Ezpeleta, Dorna ka konfirmuar se skuderitë nuk do të udhëtonjë drejt Azisë nëse gjërat mbeten në këto nivele. Në intervistën për Fox Sports, spanjolli u shpreh se ndryshe nga Europa, ku garat mund të zhvillohen pa praninë e publikut, garat në Azi do të sillnin humbje të madhe financiare.

valenti rossi e Marc Marquez

Ndër të tjera, ai shtoi se drejtuesit e Moto GP po rimodelojnë një kalendar të mundshëm, ku përfshihen 12 deri në 13 gara. Shumica e tyre pritet do të mbahen në Europë midis muajit korrik dhe nëntor, pastaj mund t’i lihet hapësirë për garat e Azisë dhe Amerikës.

Ashtu si pjesa tjetër e botës sportive, Moto GP nuk e ka çelur sezonin e këtij viti për shkak të shpërthimit të pandemisë. Megjithatë, situata shihet se po shkon drejt normalitetit dhe rikthimi i turneve sportive pritet të bëhet shumë shpejt. Korriku shihet si opsioni më i mundshëm për startin e këtij sezoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN