Gareth Southgate ka nënshkruar një kontratë të re dhe do të jetë trajneri i Anglisë deri në Botërorin e 2022-it. Ai e udhëhoqi Anglinë deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi, gjë që nuk ndodhet prej 28 vitesh.
Ai do të fitojë 3 milionë sterlina nga marrëveshja e re, 1.2 më shumë në krahasim me kontratën e mëparshme. “Ndihem krenar që do të kem mundësinë ta drejtoj kombëtaren në dy kompeticionet e ardhshme të mëdha”, – ka thënë ai.
Ndeshja e radhës e Anglisë do të jetë 12 tetorin e ardhshëm, me “Tre Luanët” që do të luajnë në transfertë kundër Kroacisë. Një ndeshje e vlefshme për Nations League.
James Maddison, Jadon Sancho dhe Mason Mount janë thirrur nga Gareth Soutgateh për të përfaqësuar Anglinë për të parën herë në karrierën e tyre. Fantazisti i Leicester Maddison, talenti i Borussia Dortmund, Sancho, dhe lojtari i Derby-t, Mount, do të luajnë ndaj Kroacisë dhe Spanjës në Nations League gjatë tetorit.
Mesfushori i Chelsea-t, Ross Barkley, rikthehet në skuadër për të parën herë që prej majit të 2016. Në skuadrën e përbërë nga 25 lojtarë, do të ketë gjashtë lojtarë që nuk kanë luajtur asnjëherë më parë me Anglinë.
Portieri i Fulham Marcus Bettineli, homologu i tij te Southampton, Alex McCarthy, dhe mesfushori i Ëatford, Nathaniel Chalobah, janë tre lojtarët e tjerë që nuk kanë luajtur asnjëherë me Tre Luanët.
“Mendoj se për shkak të mungesave të shumta sidomos në mesin e fushës, kemi zgjedhur t’i japim shansin disa lojtarëve të rinj. Do të jetë një mundësi e madhe për t’i parë nga afër” – u shpreh Southgate.