Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca kanë zhvilluar vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën nëpër ferma.
Rama tha se ka transformime mbresëlënëse në bujqësi, ndërsa shtoi se në Lushnjë janë ngritur ferma moderne që gjenerojnë punësim dhe na afrojnë me Bashkimin Europian.
Ambasadori i BE Luigi Soreca tha se kanë qenë mijëra vetë që kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë prej tij.
“Jam i lumtur për investimin e BE. Investimet në bujqësi janë të mirëpritura. Me mijëra persona kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë nga ky projekt”, deklaroi Soreca.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se tregu tashmë, sic mund të shihet është modern dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.
“Sic e shikoni, këtu tregu është krejtësisht i ri dhe me standardet e Bashkimit Europian. Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithcka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domtatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë”, tha Rama.
“Lushnjë – Aty ku puna me tokën dhe transformimet mbresëlënëse të viteve të fundit nuk kanë bërë kurrë lajm dhe ku realiteti flet qartë për rilindjen e vështirë, por të vazhdueshme të bujqësisë, përmes plot shembujsh kuptimplotë, si ky i Nedrete Arapit dhe familjes së saj nga Zgjana?
Falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian??????????”, shkruante më herët Rama në postimin e tij.