MENU
klinika

Ish-Presidenti pa adresë

Shau Panuccin, Gjykata kërkon Nishanin

04.10.2018 - 18:56

Fyerja e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kundrejt trajnerit të Kombëtares, Christian Panucci, mund t’i kushtojë rëndë ish kreut të shtetit shqiptar. Nishani është shpallur në kërkim dhe në drejtim të tij ka një fletëthirrje në Gjykatën e Tiranës.

Fjala “sharlatan” e përdorur nga Nishani pas një humbje të Shqipërisë ndaj Kosovës, në miqësore, ka sjellë kështu edhe reagimin e trajnerit italian, që ka vënë në punë avokatët e tij, duke paditur ish-presidentin.

Tekniku kuqezi kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për prishje të imazhit dhe fyerje publike të pësuar nga Nishani. Fillimisht u duk thjesht një fërkim mes tyre, por gjërat kanë veshur seriozitet.

Gjykata e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t’u paraqitur në seancë, por Nishani është pa adresë. Është zbardhur vendimi i Gjykatës, ku thuhet se i padituri Bujar Nishani ka ndërruar adresë. Gjykata e Tiranës i kërkon Gjendjes Civile në këtë shkresë që të gjejë adresën e ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-Presidenti e quajti sharlatan

Panucci padit Bujar Nishanin në Gjykatë

Trajneri kërkon 100 mijë euro

Nishani reagon për padinë e Panuccit