07.06.2020 - 12:34
Është një emër i njohur jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë, madje edhe për shqiptarët. Bëhet fjalë për gazetaren dhe moderatoren sportive Diletta Leotta, që me hiret e saj “tërbon” tifozët në stadium. Por asaj i ka ndodhur një surprizë e pakëndshme.
Mbrëmë natën hajdutët janë futur në shtëpinë e saj në Milano duke vjedhur sende me vlerë, si orë Rolex, unaza dhe para në cash. Një dëm i cili shkon në vlerën e 150 mijë eurove, të paktën nga vlerësimi paraprak.
Policia ka mbërritur me vonesë dhe ka marrë vetëm gjurmët e keqbërësve, por ende nuk ka asgjë në lidhje me identifikimin e tyre. I rëndësishëm është fakti se në këtë situatë bukuroshja Leotta nuk ka pësuar asnjë sulm fizik.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Natë e tmerrshme
Lojtari në “El Clasico”, hajdutët i bëjnë kërdinë në shtëpi!
Mes tyre një shqiptar
Prangosen grabitësit e futbollistëve në Spanjë
Claudio Marchisio
Armën në kokë, futbollisti rrëfen si e grabitën
“Kaiser” është bërë film