Lumë rinovimesh në Formula 1. Pezullimi i shumicës së garave ka detyruar organizatorët e Liberty Media që t’u japin një shpërblim të gjithë pistave pjesëmarrëse në këtë edicion. Rinovimi i kontratave është parë prej tyre si një zgjidhje mjaft ideale për të mbajtur gjallë shpresat që në sezonet e ardhshme të mirëpresin garën më të bukur të automobilizmit.
Pas Monzës që tashmë do të presë Formula 1 deri në vitin 2025, ishte radha e Hungarisë dhe Belgjikës për ta zyrtarizuar një zgjatje kontraktuale një vjeçare. Kështu, Cirkuiti i “Zolt Gyulay” do të mbahet deri në vitin 2027, ndërkohë që gara e SPA në Belgjikë do ta mirëpresw Formula 1 edhe për të paktën 2 edicionet e ardhshëm.
Pandemia e Covid-19 detyroi organizatorët që të shtyjnë ose të pezullojnë 8 prej 22 garave të këtij edicion. Pikërisht kjo situatë ka shkaktuar një numër të gjatë problemesh për skuderitë e Formula 1, botërori i së cilës parashikohet të nis më 5 korrik në pistën e Austrisë që do të presw dy gara të njëpasnjëshme.