Ekipi i Kastriotit të Krujës thuajse është ngjitur në Superligë. Në grupin A, Kastrioti fitoi minimalisht 1-0 ndaj Besëlidhjes duke e cuar diferëncën në 12 pikë pikërisht ndaj lezhjanëve. Sërish është Çela që u jep 3 pikë krutanëve.
Surprizon Korabi 0-1 në Shijak, por fitorja më e bujshme ishte e ajo e Dinamos ndaj ekipit koplikas në shifrat 0-3. Blutë e Tiranës largojnë rrezikun momentalisht të rënies nga Kategoria e Parë.
Në Grupin B, është mbyllur mes polemikave ndeshja mes Apolonisë dhe Pogradecit, e cila u fitua nga fierakët 1-0, e vlefshme për “play-off” në grupin B. Ndeshja nisi menjëherë me raste opër të dyja ekipet, me Pogradecin që shënoi, por arbitri e anuloi për goditje dënimi në zonë.
Edhe pas këtij momenti kishte raste të tjera, por ishte Ymeraj që shënoi në minutën e 44’, duke i dhënë avantazhin fierakëve. Pjesën e dytë, ishte pikërisht Ymeraj që doli me të kuq, por Pogradeci nuk ia doli, ndonëse ishte gjithë pjesën e dytë me i lojtar më shumë.
“PLAY-OFF” GRUPI A
Kastrioti-Besëlidhja 1-0
Çela 48′
Erzeni-Korabi 0-1
Topalli 59′
“PLAY-OUT” GRUPI A
Tërbuni-Burreli 2-1
Fejzaj 20′, Hyseni 42′ / Zhivaj 87’
Veleçiku-Dinamo 0-3
Hysa 80′, 90′, Celiku 85′
“PLAY-OFF” GRUPI B
Pogradeci-Apolonia 0-1
Ymeraj 45′
Lushnja-Besa 2-0
Sulkja 35′, Pepa 43′