Home » Kultura » Shuhet historiani izraelit, Zeev Sternhell
Aktivisti i njohur për paqen
Shuhet historiani izraelit, Zeev Sternhell
22.06.2020 - 11:18
Historiani, profesor i shkencave politike, Zeev Sternhell, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Ai njihej si aktivist i paqes dhe mendimtar i shquar i së majtës.
Sternhell ishte udhëheqës i Degës së Shkencave Politike në Universitetin Çifut të Jerusalemit dhe njëri nga mbrojtësit kryesorë të të drejtave të palestinezëve. Ai e kritikonte ashpër ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Rektori i Universitetit Çifut të Jerusalemit, Asher Cohen, e vlerësoi larg historianin e ndjerë, i cili e kishte fituar Çmimin prestigjioz për shkenca politike në Izrael në vitin 2008, duke e cilësuar si një ndër hulumtuesve më të rëndësishëm që i ka nxjerrë ky institucion i arsimit të lartë.
“Hulumtimi i tij inovativ në shkencat politike, që është përkthyer në shumë gjuhë, solli një ndryshim të thellë në perceptimin akademik të lëvizjeve ideologjike, më saktësisht lëvizjeve radikale” – tha Cohen.
Ayman Oden, udhëheqës i Listës së Përbashkët Arabe në Kuvendin e Izraelit, tha: “Për dekada, ai ishte një zë i dalluar për të drejtat e palestinezëve dhe kundër pushtimit të territoreve.”
Sternhell është lindur në Poloni. Ai i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, por nënën dhe motrën ia vranë nazistët. Pas luftës u vendos në Francë dhe më pas, në Izrael. Ai ka shërbyer edhe si ushtar në forcat e armatosura.