MENU
klinika

Takimi i Pompeo me Kim

SHBA vijon të forcojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

07.10.2018 - 12:56

Sekretari amerikani Shtetit Mike Pompeo tha se ai kishte patur një “udhëtim të këndshëm” në Korenë e Veriut, ku u takua me udhëheqësin Kim Jong-un të dielën.

Pompeo postoi një fotografi me zotin Kim në llogarinë e tij në Twitter. “Kisha një udhëtim të këndshëm në Pyongyang ku u takova me Kryetarin Kim”, shkroi ai. “Ne vazhdojmë të bëjmë përparim në marrëveshjet e bëra në Samitin e Singaporit”, duke iu referuar takimit midis Kim dhe Presidentit Trump në qershor.

Në Pyongyang, Pompeo zhvilloi një takim dy-orësh me  Kim, i ndjekur nga një drekë 90 minutëshe e organizuar nga udhëheqësi.

“Është një ditë shumë e bukur që premton një të ardhme të mirë për të dy vendet”, tha Kim përmes një përkthyesi nga tavolina e ngrënies.

Një zyrtar amerikan i cili shoqëroi  Pompeon tha të dielën se udhëtimi ishte “më i mirë se hera e fundit”, duke iu referuar udhëtimit të sekretarit atje në korrik.

Pompeo ishte në vizitën e tij të katërt në Pyongyang të dielën, duke shpresuar për përparim në negociatat e ngecura mbi kushtet e denuklearizimit të Koresë së Veriut.

Pompeo kërkoi gjithashtu të zbulonte nëse një takim i dytë i samitit midis Kim dhe Trump do të zhvillohet së shpejti dhe nëse po, çfarë mund të rezultojë nga një takim i tillë.

Kim dhe Trump u takuan për herë të parë në qershor në Singapor dhe atje   Kim u angazhua që “të punojë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean.” Në këmbim,  Trump premtoi garanci për sigurinë e Koresë së Veriut.

Në korrik, kur  Pompeo bëri udhëtimin e tij të fundit në Phenian, Kim tha se nuk do të takohej kurrë me Trump. Kur  Pompeo planifikoi një tjetër udhëtim në Phenian në gusht, Trump anuloi atë në minutën e fundit.

Moon i Koresë së Jugut më pas hyri si ndërmjetës, duke shkuar muajin e kaluar në Phenian për takimin e tij të tretë me Kim.

Në një konferencë të përbashkët me  Moon,  Kim tha se donte ta bënte Gadishullin Korean “pa armë bërthamore dhe kërcënim bërthamor”. Ai gjithashtu premtoi se do të çmontonte objektet e testimit të raketave.

Ai propozoi gjithashtu të “shkatërronte përgjithmonë” kompleksin bërthamor Yongbyon, qendrën kryesore të Veriut për prodhimin e karburantit për bombat bërthamore.

Trump ka qenë shumë optimist, duke përmendur “letra të ngrohta”. Kim i shkroi atij dhe duke thënë se ai ishte gati të takohej me Kim së shpejti. Ai madje tha se ai dhe Kim “ranë në dashuri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN