MENU
klinika

Turizmi në 'koma'

Eksperti: Kemi realizuar vetëm 3% të aktivitetit, humbjet i kalojnë…

04.07.2020 - 13:32

Sektori i turizmit është në koma dhe pa shpresë, kështu e komenton eksperti Besnik Vathi situatën në të cilën ndodhet ky aktivitet aktualisht.

“I vetmi aktivitet që po qëndron në koma, është aktiviteti i turizmit, qëndron në koma dhe pa shpresë porsa kohë nuk ka një datë ekzakte të hapjes së kufijve për lëvizjen e lirë drejt Evropës. Porsa kohë ne vazhdojmë në rritjen e shifrave të infeksionit ne nuk jemi më një vend tërheqës”, tha Vathi.

Deri më tani sipas tij është realizuar deri në 4% e turizmit të vitit të kaluar.

“Për momenti nëse ne themi 3 ose 4% është realizuar këtë vit në raport me vitin e kaluar. Jemi në korrik kemi kaluar gjysmën e vitit dhe presim një gjysmë viti pa datë se kur do rifillojë aktiviteti. Edhe në situatën më optimiste të jemi nga gushti – shtatori përsëri nuk e kalojmë 30% e aktivitetit në raport me 2019”, deklaron Vathi.

Për vite me radhë turizmi ka pasur një peshë të madhe në të buxhet, pasi në 2019 ka sjell në buxhet mbi 2 miliardë euro, por Vathi thotë se këtë vit vështirë të realizohen 500 milionë euro.

“Ne diskutonim që mund të jenë humbjet 1.5 miliardë euro deri në qershor por duke parë edhe një korrik zero ajo humbje është më e madhe, unë besoj që të ardhurat nga turizmi nuk do të kalojnë 500 milionë euro në skenarin optimist të vjeshtës”, thotë Vathi.

Më tej për rimëkëmbjen e sektorit eksperti propozon që të përdoren edhe bonuset për vendasit që pushimet ti bëjnë këtu.

“Duke i mbështetur këto biznese me grante, kredi sovrane100%, edhe kredi të kombinuar, me incentiva me bonuse, me qëllim që ky aktivitet të mos vdesë dhe të ringjallet në një të ardhme kur kushtet të kenë ndryshuar. Bonuse për pushime për qytetarët shqiptar, dhe të jenë të vlefshme të shfrytëzohen edhe përtej sezonit veror”, deklaroi ai.

Sa i takon garancisë sovrane dy për investime, eksperti thotë se nuk është ndihmë për ata pasi bankat kanë shumë kërkesa dhe kritere që duhen plotësuar.

“Garancia sovrane nuk u dha si e tillë, e përzier me bankat 60 me 40 ajo është kredia më e papërshtatshme e mundshme që nuk i vjen në ndihmë këtij biznesi. Qeveria nuk ka pse të dalë dhe të bashkohet me bankat, nëse do të japë 150 milionë le të dalë dhe ti japë nuk ka pse bashkohet me bankat le ta marrë përsipër 100% pa u bashkuar me bankat. Vetëm në këtë formë do të ishte ndihmë. Interesi më i lartë sesa kreditë normale tregtare”, thekson eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Masat e Kinës për të mbrojtur bizneset

Barrierë për ekonominë/ Hong Kong ndan 15 mld dollarë