MENU
klinika

Gjatë vizitës në Azerbajxhan

Meta takon De Biasin: Nuk e harrojmë Gani Abazin!

13.07.2020 - 16:28

Një takim i paplanifikuar, por shumë miqësor. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në Azerbajxhan. Meta ka përfituar për të takuar edhe Gianni De Biasin, që është zgjedhur trajner i ekipit kombëtar azer.

Meta e ka shfrytëzuar për të takuar De Biasin. Në një postim në “Facebook” Meta ka publikuar një foto me trajnerin italian, ku të shfaqen duke bërë shqiponjën:

“Tani me Azerbajxhanin, përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të kombëtares së tyre, Xhani De Biazi. U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese. Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti pret tifogrupin e Kombëtares

Meta: Tifozat Kuq e Zi lartësuan flamurin tonë