Menjëherë pas largimit nga Paderborn, ekip që ra në Bundesligën e dytë gjermane, Klaus Gjasula ka rënë në shënjestrën e disa klubeve në Gjermani. Mesfushori i kombëtares duket se do ta gjejë shpejt akomodimin e ri. Në mediat gjermane flitet për një interesim konkret nga ana e Hamburg.
Një emër i madh i futbollit gjerman, por militon në të dytën, edhe pse këtë sezon iu afrua ringjitjes. Gjithsesi, projekti i tyre për sezonin e ardhshëm mbetet ambicioz dhe ka në qendër rikthimin në elitë, ndaj kërkojnë me çdo kusht ta bëjnë Gjasulën pjesë të tyre.
Jonas Boldt, drejtori sportiv i Hamburg, e ka pranuar se ekipit i mungon një mesfushor agresivë dhe për këtë punë njeriu i duhur për t’u kontaktuar është Gjasula (vendosi rekord historik në Bundesligë duke koleksionuar 17 kartonë të verdhë).