MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Samaras: Nuk do të lejojmë ta shesin “Maqedoninë tonë”

08.10.2018 - 20:56

Nuk do të lejojmë ta shesin Maqedoninë tonë. Unë gjithmonë kam mbështetur, se nuk mundemi Shkupit t’i japim emrin Maqedoni, sepse thjesht, nga ai moment të gjithë zyrtarisht do t’i quajnë, jo maqedonas të Maqedonisë Veriore, maqedonas të Maqedonisë së Epërme, por vetëm maqedonas“. Kështu deklaroi ish-kryeministri grek, Antonis Samaras.

Samaras i cili aktualisht është deputet nga Demokracia e Re, tha se Marrëveshja e Prespës, shkupjanëve edhe zyrtarisht nga pala greke ua jep emrin e Maqedonisë dhe njohjen e kombësisë.

Faktikisht u dhanë gjithçka. Edhe krahas mospajtimeve të vërteta që kanë ekzistuar në të kaluarën me udhëheqjen me çështjen e emrit nga qeveri të ndryshme, asnjë politikan asnjëherë nuk ka pranuar ta njihte kombin, gjuhën dhe identitetin maqedonas. Askush”, tha ai, gjatë hapjes solemne të Panairit Tregtar dhe Afarist në Athinë.

Duke folur për perspektivën evropiane, ai tha se Greqia nuk mund të heqë dorë nga e drejta të negociojë me Shkupin për integrimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi