Një shtetas që kishte në përdorim mjete të renda është proceduar nga policia, pasi akuzohet se gërryente shtratin e lumit Shkumbin.
Burime zyrtare bënë me dije se gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj u konstatuan 2 mjete të rënda duke nxjerrë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.
Pas verifikimeve, u procedua penalisht shtetasi me inicialet R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas. Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.