MENU
klinika

Si mund ta trajtoni në shtëpi këtë infeksion të gjirit?

1 në 10 femra preken pas lindjes nga mastiti

05.08.2020 - 13:08

Ushqyerja me gji në muajt e parë të jetës së një foshnjeje është jetike, pasi ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar, e mbron nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, si dhe forcon lidhjen mes nënës dhe bebes.

Megjithatë ekziston edhe një anë e errët e këtij procesi, mastiti. Sipas statistikave, një në dhjetë femra që ushqejnë fëmijën me gji preken nga mastiti. Po çfarë është ai?

Mastiti është një inflamacion i indit të gjoksit, që krijohet si pasojë e ndonjë infeksioni bakterial që prek thithkat. Mastiti shfaqet gjatë dhjetë javëve të para pas lindjes, por edhe në periudha më të vona. Shenjat e tij kryesore janë skuqje dhe irritim i thithkave, enjtje e gjoksit, temperaturë e lartë, djegie gjatë gjidhënies etj.

1.Trajtim me rozmarinë: Rozmarina është përdorur prej shekujsh në trajtimin e flokëve, akneve, përforcon kujtesën dhe shikimin, etj, por erëza magjike ka një veprim të shkëlqyer edhe në trajtimin e mastitit. Në 1 litër ujë zieni disa degë rozmarinë të njomë ose dy lugë rozmarinë të bluar. Pasi të vini re fluskat e para të vlimit, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet dhe filtrojeni. Merrni një topth pambuku dhe lyeni thithkat disa herë gjatë ditës. Lëkura rreth tyre do të reagojë shumë mirë dhe do të shërohet brenda pak kohësh