MENU
klinika

Zgjedhjet presidencialet 2020 në SHBA

CNN: Reduktohet avantazhi i Biden ndaj Trump

17.08.2020 - 10:44

Reduktohet avantazhi i Joe Biden ndaj Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sipas një stondazh të CNN, bileta Biden-Kamala Harris ka 50% të votave, ndërsa ajo e Trump-Mike Pence 46%.

Një hendek prej 4% që përkon saktësisht me marzhin e gabimit të sondazhit, që është saktësisht katër pikë.

CNNsaktëson se epërsia e Biden ndaj Trump rritet, në 53% përkundrejt 46%, midis 72% të votuesve që thonë se janë jashtëzakonisht ose shumë të ngazëllyer për të shkuar në votime në vjeshtë. Ndërkohë që avantazhi zvogëlohet midis votuesve që jetojnë në shtetet që do të kenë ndikimin më të madh zgjedhor në nëntor.

Ndërkohë, fillon konventa demokratike, e para vetëm virtuale në historinë e Shteteve të Bashkuara. Do të zgjasë deri në 24 gusht. Në të njëjtat ditë, presidenti amerikan do të flasë në 4 shtete: Ëisconsin, Pennsylvania, Minnesota dhe Arizona. Kongresi republikan, nga ana tjetër, do të mbahet nga 24 deri më 27 gusht.