MENU
klinika

"Dashuria ime... për një plak të ndyrë"

Historia tronditëse e dy ikonave të artit… (sot vështirë se kuptohet)

21.08.2020 - 13:31

       Emri Jane Birkin, zor se mund të thotë gjë, për brezin e sotëm. Ndoshta kanë dëgjuar për çantat “Birkin”, që kushtojnë aq sa një makinë e vogël. Por, ajo ka qenë një nga artistet më të famshme të viteve ’60-’70. Ishte dizenjuese, këngëtare, aktore…

E lindur në Londër, Birkin ka pasur një jetë sa të trazuar, aq të bukur e romantike, gjë që zbulohet nga një ditar i saj. Sapo mbushi 18 vjeç, u martua kompozitorin e njohur të kohës, John Barry, i cili ishte 14 vjet më i madh.

“Ai ishte kompozitori më i madh i filmit në kohën e tij dhe jashtëzakonisht tërheqës”, shkruan ajo në ditar. Por, siç pritej, martesa e tyre ishte dramatike. Menjëherë pas lindjes së vajzës, Jane e la atë, pasi John-i ishte shumë i ftohtë, aspak romantik dhe i pasigurtë.

Pas kësaj, Birkin shkon në Paris, për të luajtur në filmin francez “Slogan”. Ylli i filmit ishte Serge Gainsbourg, me të cilin, ajo bie në dashuri dhe fillon një marrëdhënie tronditëse. Ndryshe nga John-i, Serge-i (Serzhi) ishte shumë romantik dhe i ndjeshëm.

Një natë para se ajo të kthehej në Londër, ai “qau gjithë natën në heshtje, para një qiriu të ndezur”. Por, asaj i ofrohet një tjetër film francez dhe kështu transferohet përfundimisht në Paris, pranë Serge-it.

Ai ishte 18 vjet më i madh se ajo, por Birkin u marros pas tij edhe pse e pranon, se “ai ishte shumë i çuditshëm”. Së bashku, ata regjistruan “Je t’aime… Moi non plus”, që Gainsbourg e kishte shkruar fillimisht, për të dashuren e tij, Brigitte Bardot.

Sot duket e paimagjinueshme, por në atë kohë ishte thellësisht tronditëse dhe kënga u ndalua në stacionet radiofonike nëpër Europë dhe në Britani, si dhe u denoncua nga Vatikani, si tepër erotike.

Ata u shpallën çifti i vitit, më 1970 dhe po kalonin një romancë si në filma. Por, jeta nuk ishte gjithmonë aq idilike, pasi mes tyre kishte përplasje.

Gainsbourg ishte aq mbizotërues, sa kur vajza e tyre u rrit dhe ajo i tha se duhej t’i blinin një shtrat të ri, ai iu përgjigj se “s’ka nevojë, thjesht bliji një palë çorape dhe vishja”.

Mes tyre kishte skena të tmerrshme xhelozie, aq sa një herë Birkin u fut në lumë për t’u mbytur, ndërsa Gainsbourg e shihte.

Marrëdhënia e saj me Gainsbourg-un, u bë gjithnjë e më e paqartë. Të dy pinin shumë dhe grindeshin vazhdimisht. Ndonjëherë, ai është “Serge-i i ëmbël”, njeriu më i shpejtë në botë. Herë të tjera, e tërbuar nga zemërimi shkruan në ditar: “Nuk ka bërë banjë prej katër muajsh dhe këmbët i ka të zeza dhe të pis”.

Karriera e Jean Birkin, ndërkohë ishte në pikiatë dhe në vitin 1979, asaj i ofrohet një film nën drejtimin e Jacques Doillon.

Ajo u befasua, kur pa se bëhej fjalë për një djalosh simpatik. Edhe pse besonte, se nuk mund të ishte kurrë e lumtur pa Serge-in, e shihte veten gjithnjë e më shumë të tërhequr prej Doillon-it (Duajonit).

Jane Birkin & Serge Gainsbourg, pictured together at home in Paris, France, Sunday 7th May 1972. (Photo by Peter Stephens/Mirrorpix/Getty Images)

“Jam 33 vjeç dhe së shpejti, do të plakem… Ndërsa përballë, kam dikë kaq të dashuruar pas meje, saqë mezi i rezistoj” – shkruan ajo në ditar, duke e lënë kështu Serge-in për Doillon-in, me të cilin, bëri edhe një fëmijë dhe kaloi jetën.

Por, Jeane nuk do ta harronte kurrë Serge Gainsbourg-un, dashurinë e jetës së saj. “Askush nuk mundet, kurrë, kurrë, të jetë në gjendje të zërë vendin e tij” – shkruante sërish, në ditarin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


As qenin s'do doja ta lija vetëm...

Alain Delon: E urrej botën