MENU
klinika

Tregjet europiane, në rritje

Shpresat për kurën dhe vaksinën nxisin aksionet

24.08.2020 - 12:56

Tregjet europiane i janë larguar këtë të hënë niveleve rekord dy-javore në një kohë që shenja të ndjeshme progresi me zhvillimin e trajtimeve kundër Covid-19 po dalin në pah, duke shuar njëkohësisht edhe frikërat që rrethojnë pandeminë.

Indeksi pan europian stoxx600 u rrit me 1.3% në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, duke ndjekur kështu fitimet e tregjeve aziatike.

Tregjet aziatike ndërkohë, reflektuan optimizmin e autoriteteve ameriakne në lidhje me trajtimin me plazëm si kurën më të mirë ndaj infeksionit që shkaktohet nga virusi sars-cov-2. Rritja e tregjeve europiane ndërkohë udhëhiqet nga kompanitë që operojnë kryesisht në fushën e teknologjisë, minierave dhe industrinë kimike, në rritje me mbi 1.5%.

Aksionet e AstraZeneca u rritën me 2.1% menjëherë pasi “Financial Times” raportonte se administrata Trump po merr në konsideratë të përshpejtojë vaksinën që po prodhohet nga kjo kompani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Dëmtohen kursimtarët dhe pensionistët

BBC/ Tregjet “u dhanë lamtumirën” $200 miliardë