MENU
klinika

Analiza

Pesë arsyet kryesore pse Messi kërkoi largimin

26.08.2020 - 15:37

Nuk janë mbushur ende 24 orë që kur Lionel Messi kërkoi zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me Barcelonën dhe menjëherë kanë nisur të zbulohen shkaqet. Katalanasja “Sport” bën një analizë të pesë faktorëve, që çuan në thyerjen finale të Messit me Barcelonën.

MOSAFRIMI ME PRESIDENCËN – Edhe pse flitet për marrëdhënie profesionale në futboll, e vërteta është se Leo Messi kurrë nuk ka pasur ndonjë ndjenjë të veçantë për bordin e drejtorëve të presidencës së Bartomeu. Ka firmosur disa rinovime, po. Dhe ai ka pozuar për fotogranë e rastit.

Por, asnjëherë nuk e ka ndarë mënyrën e punës ose drejtimit të klubit, pasi presidenti aktual mori përsipër përgjegjësinë e drejtimit të Barçës në vitin 2015. E vërteta është se Messi i ka ndjekur këto sezonet e fundit nga dashuria për klubin, por konsideroi se, pas sikletit të madh ndaj Bayern Munich (8-2) ishte koha për një ndryshim rrënjësor.

LARGIMI I VALVERDE DHE KRYESIA E RE – Ylli argjentinas ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerët. Dhe kanë qenë pak, me të cilët ka përkuar që kur debutoi më 2004: Rijkaard, Guardiola, Tata Martino, Tito, Luis Enrique (me të kishte disa keqkuptime) dhe Valverde.

Me këtë të fundit pati një harmoni të mirë dhe kur klubi vendosi ta shkarkonte, ishte goditje për të. Kësaj i duhet shtuar edhe vendimi i pashpjegueshëm për të punësuar Quique Setién, të cilin e ka diskredituar publikisht në disa raste.

MOSMARRËVESHJE ME MENAXHMENTIN SPORTIV – Për vite me radhë, Leo ka qenë dëshmitar se si menaxhimi i zonës sportive në klub ishte një fatkeqësi e vërtetë. Sezon pas sezoni planikimi ka qenë katastrofik, nënshkrimet krejtësisht të gabuara, paratë e mbetura nga largimi i Neymar nuk mund të ishin investuar më keq. Me Éric Abidal, marrëdhënia nuk ka qenë e rrjedhshme.

Ndjenja e argjentinasit është se drejtuesit aktualë po shkatërrojnë klubin dhe po zvogëlojnë konkurrencën në secilën dritare transferimi (merkato).

SKARCIMI I SUÁREZ DHE NGJARJET E FUNDIT – Nëse Leo kishte qenë në dyshime për një pjesë të vogël të kohës, mbase i hutuar nëse do të vazhdojë apo ndryshojë skenën në moshën 33-vjeçare, ngjarjet e fundit e kanë shpejtuar vendimin e tij. Humbja në Lisbonë kundër Bayernit (8-2) ishte një goditje e tmerrshme, si për krenarinë e tij, ashtu edhe për gjendjen shpirtërore përpara këtij vendimi të rëndësishëm.

Kjo, së bashku me fjalët e Bartomeu dhe format që janë ndjekur për t’i komunikuar Luis Suárez se nuk është më në planet e Koeman, kanë precipituar gjithçka. Suárez është mbështetja e tij kryesore në dhomën e zhveshjes dhe një nga miqtë e tij më të mirë. Leo konsideron se ai meritonte shumë më tepër respekt për karrierën te Barça.

NUK SHEH PROJEKT TUES DHE PO I MBARON KOHA – Tashmë, kapiteni e kishte vendimin shumë të pjekur, por e vërteta është se priti trajnerin e ri, Ronald Koeman, të takohej me të për të dëgjuar propozimin për sezonin e ri.

Messi nuk ishte i bindur aspak nga ajo që propozoi trajneri holandez dhe konsideron që, në moshën e tij, nëse dëshiron të vazhdojë të fitojë tituj dhe të qëndrojë në krye të futbollit, Barça nuk është alternativa më e mirë. Shenjat dhe lëvizjet nuk e bindin atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i mundshëm te Juventus

Sponsori mund të bëjë bashkë Messin me Ronaldon


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës