MENU
klinika

Nga The Guardian

Greqia po vret mijëra njerëz, por BE e trajton si “shpëtimtare”!

28.08.2020 - 15:16

Pjesë thelbësore e ligjit ndërkombëtar të refugjatëve është parimi që shtetet nuk duhet t’i nxisin njerëzit që kërkojnë azil të kthehen në vendet e pasigurta.

Në një vend si Mbretëria e Bashkuar, mbrojtësit e politikave “më të ashpra” për të penguar azilkërkuesit, do të pretendojnë se parimi nuk zbatohet, pasi njerëzit që arrijnë në brigjet e Britanisë do të kenë kaluar nëpër disa vende paqësore para ata rrijnë atje.

Por nëse çdo vend shikon vetëm interesat e veta dhe sillet sikur azilkërkuesit janë problemi i dikujt tjetër, atëherë shumë shpejt përfundojmë me një sistem që i çon njerëzit në situata ku jeta e tyre është në rrezik.

Ky është sistemi i trashëguar nga paniku i Evropës ndaj krizës së refugjatëve në 2015, dhe muajt e fundit, pjesërisht nga kushteve të urgjencës të vendosura nga koronavirusi, situata është përkeqësuar.

Zbulimi nga New York Times se Greqia ka dëbuar në mënyrë të fshehtë më shumë se 1.000 azilkërkues, duke braktisur shumë prej tyre në Detin Egje, është shembulli i fundit i këtij trendi shqetësues.

Greece violating asylum-seekers' right to better life, Turkish official  says | Daily Sabah

Që nga viti 2015, Greqia është përdorur në mënyrë efektive nga pjesa tjetër e BE-së kundër migrimit të padëshiruar, duke lënë mijëra refugjatë në kampe johigjienike në ishujt në Egje dhe në kontinent.

Në të njëjtën kohë, një marrëveshje me nxitim e BE me Turqinë, bëri që këta të fundit të binin dakord të vepronin si polic kufitar në emër të Evropës, duke parandaluar refugjatët të kalojnë në Greqi në këmbim të ndihmës financiare dhe “ndereve” të tjera diplomatike.

Këtë pranverë, në mes të tensioneve në rritje gjeopolitike, Turqia vendosi të dërgojë mijëra migrantë drejt kufirit grek si një mënyrë për të ushtruar presion mbi Evropën. Ajo provokoi një reagim nacionalist, i ndjekur nga disa masa të rrepta dhe të dyshimta juridikisht të kontrollit kufitar nga qeveria konservatore e Demokracisë së Re të Greqisë.

Në fillim të këtij viti, New York Times gjithashtu raportoi se Greqia kishte një qendër të fshehtë të paraburgimit në kufirin e saj tokësor me Turqinë, në mënyrë që të mund të dëbonte shumë emigrantë pa u dhënë atyre të drejtën për të kërkuar azil.

Në Mesdheun qendror, ku njerëzit ende përpiqen të kalojnë në Evropë përmes anijeve të nisura nga Afrika e veriut, BE ka disa vite që po përpiqet të ndalojë migracionin.

Pasoja është që njerëzit ose kanë më shumë të ngjarë të vdesin në det, ose ata kthehen në Libi, një zonë lufte ku torturimi, puna e detyruar dhe abuzimi i migrantëve vazhdon pa kurrëfarë ndryshimi.

Këtë pranverë, Italia dhe Malta, mbyllën portet e tyre me arsyetimin se nuk ishin më streha të sigurta për shkak të pandemisë.

Do të ishte e lehtë t’ia hidhnim fajin vendeve në kufirin mesdhetar të BE-së. Por “Unë e falënderoj Greqinë që ka qenë mburoja jonë evropiane në këto kohë,” deklaroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, gjatë krizës kufitare Greqi-Turqi në Mars.

Migrants: EU commission not fit to guard treaties

Kthesa e ashpër në politikën e migracionit gjatë pesë viteve të fundit ka ndodhur në mënyrë të pjesshme, e nxitur nga disa interesa konkurruese: populistë e djathtë që e shohin migracionin jo-evropian si një kërcënim civilizues; politikanët centrististë që mbështesin disa nga kërkesat e populistëve; dhe industria e sigurisë dhe mbrojtjes që ofron zgjidhje të teknologjisë së lartë, siç është mbikëqyrja e dronëve që ka zëvendësuar patrullat detare në Mesdhe.

Por gjithçka ka të ngjarë të zyrtarizohet muajin tjetër kur komisioni evropian zbulon paktin e tij të ri mbi migracionin dhe azilin, i cili do të vendosë për politikën e bllokut për vitet në vazhdim.

Komisioni i fundit, tregoi hapur qëllimin e tij, duke krijuar postin e komisionerit për “mbrojtjen e mënyrës evropiane të jetës”.

Një raport i botuar këtë muaj nga Statewatch, një OJQ për liritë civile që monitoron Bashkimin Evropian, paralajmëron për një “mekanizëm të dëbimit” të BE-së: agjencia kufitare e BE-së Frontex planifikon të rrisë në mënyrë drastike kapacitetin e saj për të ndihmuar vendet anëtare me dëbimet e migrantëve.

Kjo, sipas Statewatch, rrit rrezikun që refugjatët të kthehen në vendet ku ata janë në rrezik torturimi ose persekutimi.

Megjithatë, qeveritë e Evropës duket se nuk janë të ndërgjegjshme se ku mund të çojnë politikat e tyre.

Duke iu përgjigjur hetimit të New York Times, Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, tha se raportet ishin “dezinformata” dhe se politikat e vendit të tij ishin “të ashpra, por të drejta”.

Do të ishte e thjeshtë të mos merreshim me atë që ndodh në kufijtë e vendeve të tjera, duke qenë se është punë e tyre, por problemi është ndërkombëtar, dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Kur shtetet zgjedhin masa ekstreme për t’i larguar refugjatët nga territori i tyre, ata kërcënojnë të shkatërrojnë të gjithë sistemin që ekziston për t’i mbrojtur ata.

Daniel Trilling është autori i “Lights in the Distance: Exile and Refuge at the Borders of Europe”.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çdo manovër diplomatike që po bëhet për t’i mbyllur rrugën Turqisë..."

“Problemi” turk në Mesdhe (që çon veçse në luftë)


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?