Bayern Munchen dhe Liverpool e vetëpërjashtuan nga gara për të marrë Lionel Messin, kjo për shkak të rrogës së lartë që duhej të jepnin atij në 3 vite, gjë që shkon në kundërshttim me politikat e këtyre klubeve.
Tashmë, kush ka më shumë miliona, ai do ta rrëmbejë Lionel Messin, që zyrtarisht këtë javë ka kërkuar largimin nga Barcelona, duke tronditur katalanasit. Sipas mediave në Spanjë, nuk ka kthim prapa, Messi ka vendosur tashmë se ka përfunduar për të cikli në Barcelonë.
Raportohet për shumë klube që interesohen, si Manchester United, Inter, Paris Saint Germain dhe Manchester City, me këta të fundit favorit për të bërë goditjen e shekullit.
Tashmë kanë nisur të qarkullojnë lajme se si do të dukej formacioni i të gjitha shkuarave të lartpërmendura me Messin në ekip. Sport 360 ka dhënë 4 variante në 4 ekipe të ndryshme.
Natyrisht bëhet fjalë në mënyrë hipotetike, pasi ende asnjë nuk e di me siguri ku do të luajë Lionel Messi në sezonin e ri. Manchester City dhe PSG duken më afër, por kurrë mos thuaj kurrë në këtë rast.