Vidhet makina e Roland Shahinit, bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako.
Detaje të reja janë zbuluar sot nga ngjarja e ndodhur disa javë më parë në qytetin bregdetar.
Mësohet se makina tip ‘X5’ është vjedhur gjatë natës, teksa ishte e parkuar pranë banesës së çiftit.
Pas grabitjes, ka qënë vetë Roland Shahini ai që e ka denoncuar zhdukjen e mjetit në Policinë e Durrësit, por ende nuk ka asnjë shenjë të saj,
Makina e vjedhur ishte e regjistruar në emër të kompanisë “Mektrin”, ku Shahini është aksioner dhe përdorej edhe nga familjarët e tjerë.
Vetë kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emirjana Sako, nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pasi paraardhësi i saj Zhuljen Varfaj u dorëhoq, për arsye shëndetësore.