MENU
klinika

Çfarë thotë ministri i energjisë Aleksandër Novak?

RT/ Plani i Moskës për të rimarrë tregun e naftës

09.09.2020 - 09:56

Moska ka përpunuar një program të puseve të naftës të papërfunduara të cilat mund të fillojnë të veprojnë sapo kërkesa globale të rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit, tha Ministri rus i Energjisë Aleksandër Novak.

Çmimet e naftës kaluan në nivelin e tyre më të ulët që nga qershori, ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet. Standardi ndërkombëtar Brent ra më shumë se pesë përqind në 39,72 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate ra tetë përqind në 36,60 dollarë, marka më e ulët që prej 16 qershorit.

“Sapo kërkesa e [naftës] të fillojë të kthehet në nivelet e para krizës, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Rusinë dhe për vendet e tjera prodhuese të naftës që të rimarrin shpejt pjesën e tregut, apo edhe ta rrisin atë,” tha ministri.

Puset e reja do të shpohen në vitet 2020-21 por do të qëndrojnë bosh deri në prill 2022, kur skadon marrëveshja aktuale e OPEC +. Puset do të nisen më pas gjatë viteve të ardhshme, në përputhje me rritjen e pritur të kërkesës për energji.

Sipas Novak, qeveria konsideroi të ofrojë lehtësime tre-vjeçare të taksave për kompanitë e përfshira në program nga fillimi i 2022, duke vlerësuar numrin e puseve të papërfunduara në 2,700. Bankat do të sigurojnë një pjesë të fondeve nën garanci nga banka shtetërore VEB dhe ndërsa pushimet e taksave vlerësohen në 32 miliardë rubla (419 milion dollarë), buxheti është vendosur të rimarrë 1.15 trilionë rubla (15 miliard dollarë) sapo puset të operojnë.

Novak tha se shpenzimet totale nga vetë kompanitë e naftës shihen në 300-400 miliardë rubla (4-5 miliardë dollarë). Ai sugjeroi që kompanitë duhet të angazhohen në prodhimin e energjisë “jeshile” derisa të rimëkëmbet kërkesa për naftë. Një ide e ngjashme mund të konsiderohet për sektorin e gazit, gjithashtu i goditur rëndë nga kërkesa e dobët mes pandemisë së koronavirusit, tha ministri.

Vendet e OPEC + aktualisht po ulin prodhimin e naftës me 7.7 milion fuçi në ditë deri në Dhjetor për të mbështetur rënien e çmimeve për shkak të pandemisë.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hapi i radhës së aleatëve

OPEC/ Nafta ‘pret’ zgjidhje!

Shuplakë për prodhuesit e naftës

CNN/ Arabia Saudite fillon luftën e çmimeve