MENU
klinika

Candreva i veshur si kamarier

Prezantimin më të veçantë e bën Sampdoria

25.09.2020 - 19:08

Futbollisti i Kombëtares italiane, Antonio Candreva sot u zyrtarizua si lojtari më i ri i Sampdorias, duke lënë Interin. Klubi italian ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për ta prezantuar ish-mesfushorin zikaltër.

Candreva është shndërruar në rolin e një kamarieri. Klient ka qenë sulmuesi Fabio Quagliarela. “Rri i qetë, mendoj unë për të të shërbyer”, – janë fjalët në fund të videos nga Candreva.

Pritet që Candreva të jetë në rolin e shërbyesit për sulmuesit e Sampdorias, që drejtohet nga i famshmi Claudio Ranieri. Në javën e parë Sampdoria humbi 3-0 në Torino përballë Juventus.