Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, duket se është mërzitur nga lojërat politike të Bashkisë Shkodër. Ai dëshiron që të privatizojë Vllazninë, por nuk ia ka dalë ende mbanë.
Drejtuesi i shkodranëve ka shkruajtur në Facebook-un e tij se duhet që këto lojëra të marrin fund dhe kuqeblutë të shpëtojnë njëherë e mirë. “Këshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznisë së futbollit?!
Lojra politike e inicuar nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin, por krijon nje gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe do ta ndihmojë me zemër Vllazninë.
Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshëm në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumicës së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt.
Ky proces duhet të nisë menjëherë, sepse Vllaznia ka mbetur skuadra e vetme e superligës me aksioner 100% Bashkinë. Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe ky sezon duhet të jetë llimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha”, shkruajti Xhaferi në prolin e tij