MENU
klinika

Liga e Kombeve

Mposhtet keq Gjermania, “pancerat” në krizë

13.10.2018 - 22:36

Gjermani nuk po gjen “derman” edhe pas eliminimit nga Botërori. Dy humbje në grup në “Russia 2018” i është bashkuar një tjetër sot, pikërisht ndaj Holandës në Ligën e Kombeve. “Tulipanët” kanë fituar 3-0 në shtëpi, duke lënë në vendin e fundit Gjermaninë. Kriza është ulur këmbëkryq te “pancerat”.

Ishte Gjermania ajo që nisi ndeshjen më kërcënuese në sulm, me Holandën që e kishte shumë të vështirë të ndërtonte aksione nga prapavija me pasime të shkurtra për shkak se miqtë mundoheshin të mbronin të gjithë.

Timo Werner mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 15’ por goditja e tij ishte e tmerrshme dhe e pafalshme. Pas tij ishte Thomas Muller, por edhe ai humbet një mundësi të artë brenda zonës pas goditjes për t’u harruar. Gjermanët kanë një ngërç të dukshëm përpara portës.

Ndërkohë, Holanda gjen golin e avantazhit në mundësinë e parë të krijuar.  Ishte pikërisht Virgil van Dijk ai që përfiton nga një rrëmujë në zonë pas goditjes këndore duke shtyrë topin në rrjetë nga një distancë e afërt.

Pas pushimit situata nuk ndryshon, Gjermani vazhdon të krijojë mundësi goli, por shpërdoron në mënyrë konstante, ndërkohë që holandezët mundohen të mbrojnë sa më mirë duke shfrytëzuar kundërsulmin me lojtarët e shpejtë përpara.

Dhe mund ta kishte vulosur fitoren me një nga këto kundërsulme, por Wijnaldum tregohet i pasaktë në hyrje të zonës. Por atë që nuk e bëri mesfushori i Liverpool, e bëri Memphis Depay në minutën e 87’. Pas tij filloi festa, kishte kohë edhe për Wijnaldum të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesve duke thelluar krizën e Gjermanisë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN