MENU
klinika

Bëhet fjalë për plot 73 projekte

RT: Rusia dhe Kina ‘po gatuajnë’ projekte me vlerë 100 mld dollarë

12.10.2020 - 08:38

Bizneset ruse dhe kineze kanë rënë dakord të zhvillojnë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik si dhe rritjen e investimeve të ndërsjella në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok. Sipas një deklarate nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), palët po shqyrtojnë 73 projekte investimi në mënyrë kumulative me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë.

Grupi që mbikëqyr miliardat e mundshme në investime është Komiteti Këshillues i Biznesit Ruso-Kinez, i cili përfshin më shumë se 150 përfaqësues nga “ndërmarrjet kryesore ruse dhe kineze”.

RDIF tha se shtatë projekte me vlerë totale prej 4.6 miliardë dollarësh tashmë janë zbatuar si rezultat i punës së grupit Kinë-Rusi.

“Ndërsa rritja e fortë ekonomike në të dy vendet sigurisht do të prodhojë shumë mundësi të brendshme për investime fitimprurëse, ne besojmë se transaksione do të gjenden në marrëveshjet dypalëshe që kapitalizojnë marrëdhëniet Rusi-Kinë”, tha CEO i RDIF, Kirill Dmitriev.

Fondi i Investimeve Rusi-Kinë (RCIF), Korporata Kineze e Investimeve dhe Tus-Holdings (një nga kompanitë kryesore të inovacionit të Kinës) gjithashtu njoftuan fillimin e Fondit të Sipërmarrjeve Rusi-Kinë (RCVF).

RCIF u krijua në 2012 nga Korporata Kineze e Investimeve në pronësi të shtetit të Kinës dhe RDIF për t’u përqëndruar në projekte që nxisin bashkëpunimin ekonomik midis Moskës dhe Pekinit.

“Fondi tashmë ka studiuar më shumë se 100 projekte të mundshme, nga të cilat aktualisht po shqyrton pesë në detaje, në fusha të tilla si materiale të reja, teknologji të mbrojtjes së informacionit, realitet virtual, zhvillim i pajisjeve industriale të gjeneratës së re, shërbime inovative të fushave të naftës”, tha RDIF, duke shtuar se fondi planifikon të shpallë marrëveshjen e parë deri në fund të vitit. Palët po konsiderojnë gjithashtu ngritjen e një parku inovacioni të teknologjisë kino-ruse me më shumë se 100 milion dollarë investime.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”


Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €

‘Shkundja’ e tërmetit ende pasoja në buxhet!

"Do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më..."

Tatimet: 37 mijë biznese me risk për nëndeklarim pagash

Çfarë solli rritja e pagesave për punëtorët

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord këtë vit

"Ulet me 0.25 pikë përqindje norma bazë e interesit"

Guvernatori Sejko sqaron vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH