MENU
klinika

Liga e Kombeve

Mjafton një gol, “ringjallet” Italia

14.10.2018 - 22:59

Më në fund Italia ka marrë një fitore shpresë, për më tepër në transfertë, teksa ka fituar në sekondat e fundit ndaj Polonisë, me golin e shënuar nga Biraghi i Fiorentina-s. Azzurri ka marrë një fitore më se të merituar 1-0 ndaj polakëve, megjithëse rezultati duhet të kishte qenë shumë më i thellë, duke parë rastet e shumta ër gol.

Gjithsesi, një fitore e merituar e djemve të Mancini-t, që kanë parakaluar Poloninë në renditjen e grupit 3 të League A dhe tani pozicionohen në vend të dytë.

Italia e nis me një tronditje të portës kundërshtare kur topi i goditur nga Jorginho përplaset me shtyllën që në minutën e 2’. Italia bën një lojë të shkëlqyer duke bërë presing të lartë kur nuk ka topin dhe një lojë me temp të lartë kur kërkon të krijojë aksione.

Pas gjysmë ore lojë ishte Insigne ai që goditi shtyllën për të dytën herë. Të pafat italianët. Pas pushimit loja nuk ndryshoi. Italia sulmon pa pushim ndaj një Polonie që vetëm mbrohet dhe mundohet t’i kapë në kundërsulm.

Në njëzetë minutat e fundit rastet janë një njëpasnjëshëm për Azzurri-t, të cilët vazhdojnë dhe vetëm shpërdorojnë mundësi pas mundësie. Bernardeschi duhet të kishte shënuar në disa mundësi, po ashtu edhe Florenzi apo Insigne.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ndërkohë Lituania është turpëruar brenda në shtëpi ndaj Malit të Zi me rezultatin 4-1. Tre gola në pjesën e parë të Mugosa dhe Kopitovic dhe një i Zoric në fund kanë shkatërruar vendasit që kanë shënuar golin e nderit me Baravykas në minutat e fundit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN