MENU
klinika

Turneu zyrtar i UEFA-s

Mustedanagiç shpall listën e Kombëtares U-17

15.10.2018 - 12:11

Trajneri i Kombëtares U-17, Xhemal Mustedanagiç, vazhdon të bëjë një punë të shkëlqyer me të rinjtë e Shqipërisë, duke grumbulluar herë pas here skuadrën për të parë elementë të rinj.

Këtë radhë, trajneri boshnjak ka bërë publike listën me futbollistët e grumbulluar për turneun zyrtar që UEFA ka organizuar dhe ku Shqipëria ka në grup Azerbajxhanin, Novegjinë e Republikën Çeke.

Ndeshjet e këtij grupi, do të luhet të gjitha në Shqipëri, të shpërndara në Elbasan e Lushnjë. Në listën e bërë publike nga Mustedanagiç, vihet re një numër i lartë i futbollistëve që vijnë nga kampionati italian.

Nuk mungojnë as ata nga Shqipëria, ndërkohë që Albert Raki aktivizohet me Tottenham në Angli. Futbollistët 17-vecarë kërkojnë vendin e parë në grup, pavarësisht se nuk do të jetë e lehtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN