Në Kosovë janë luajtur plot pesë javë të Superligës dhe deri më tani nuk kishim dëgjuar ankesa të mëdha. Kjo “Odise” ka nisur ditën e sotme. Ballkani dhe Arbëria hapën siparin e kësaj jave të gjashtë.
Skuadra e Ismet Munishit arriti të fitojë me shifrat 4-2, por hasën shumë vështirësi, pasi Arbëria arriti të kalojë dy herë në avantazh. Kuqezinjtë pas ndeshjes kanë bërë një deklaratë publike, ku tregojnë ankesën e tyre për gjyqtarin.
Ky i fundit i dha një penallti të dyshimtë Ballkanit në pjesën e dytë, teksa Arbëria pretendon edhe për një penallti të padhënë në pjesën e parë. Pikërisht këto dy episode, sipas klubit të sapongjitur në Superligë kanë ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes.