MENU
klinika

"Ju pres të na ndiqni Shqipëria"

Aktori turk ka një mesazh në shqip për të gjithë shqiptarët

17.10.2020 - 12:22

Tolgahan Sayisman është një ndër aktorët turk më të komentuar në vendin tonë, padyshim shkak për këtë është bërë edhe lidhja e tij me bukuroshen shqiptare Almeda Abazin.

Tolgahan u bë shumë i njohur në vendin tonë me serialin “Mos u dorëzo”, ndërsa shpejti do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri në një tjetër televizion.

Atë do ta shohim në rol kryesor në serialin “Kampioni im”. Tolgahan do të quhet Firat dhe do të jetë një boksier i talentuar. Duke qenë se ka marrë gjithmonë dashuri nga populli shqiptar, aktori ka shkruar një mesazh në shqip për të gjithë ndjekësit e tij.

Në një postim në InstaStory, fjalët e Tolghan ishin: “Ju pres të na ndiqni Shqipëria”, shoqëruar me flamurin shqiptar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN