MENU
klinika

"Në të kundërt vendi shkon në zgjedhje"

Haradinaj kërkon postin e presidentit, ultimatum LDK

23.10.2020 - 21:11

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj shpreson në një marrëveshje për pozitën e presidentit, në të kundërtën sipas tij vendi shkon në zgjedhje. Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president.

Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president. Në një intervistë për T7, ish kryeministri ka thënë që janë në diskutim me partnerët për këtë çështje.

E nëse nuk gjindet një zgjidhje me Ramushin president, atëherë vendi sipas tij, do të shkojë në zgjedhje. Ish kryeministri tutje nuk e mohon mundësinë e inkuadrimit të PDK-së në qeveri. Më tej Haradinaj tha se pret të hidhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Grupit të LDK kundër Haradinajt

“Nuk kemi marrëveshje me ju për presidentin”

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet

Avdullah Hoti shpallet Kryeministër i ri i Kosovës!