MENU
klinika

Harold Bloom

Nobeli në letërsi dhe “vonesa” për Ismail Kadarenë…

25.10.2020 - 13:46

       Letërsia është një epifani individuale dhe s’duhet të ketë asnjë valencë shpërblese socio-politike. Ky afrim estetik te letërsia më ka shndërruar në një paria (njeri i kastës së ulët) në të dy anët e Atlantikut.

U kam shpallur luftë tezave feministe, marksiste e post-strukturaliste që prej vitesh kacafyten nëpër universitete, dhe gjithëkund në botë… Autorët e mi të preferuar mbeten Dante, Shakespeare, Servantesi, Faulkneri, Homeri, Prousti dhe Waldi, sepse zgjerojnë vetëdijen tonë pa e deformuar atë. Dhe prekin individin, pa mëtime për ta ndryshuar botën”.

Çmimi Nobël në Letërsi?
Kryqëzatat e mia kundër Nobelit në letërsi, janë të njohura. “Ia kanë dhënë çdo idioti të kategorisë së pestë, si për shembull, Doris Lessing, që ka shkruar një libër të vetëm, dyzet vite më parë, Le Clezio-së, që është i palexueshëm, Dario Fo-së, që është thjesht, qesharak.

Nobel të merituar?
Harold Pinter, një zë autentik edhe pse dishepull i Beckett-it”.
Ndër bashkohorët, urrej J. K. Rowling-un, Stephen King-un dhe Adrienne Rich-in, ndërsa i dua: Cormac McCarthy-n (“Meridian gjaku”, është një libër i jashtëzakonshëm), Philip Roth-in, Thomas Pynchon-in dhe Don DeLillo-n.

Tepër i ashpër?
“Kritika letrare s’mund të jetë impersonale. Për dallim nga Tomas Elioti, mendoj se duhet të jetë personale, e pasionuar dhe e thellë. Po të socializohesh me autorët që i recensionon është gabim. Më mirë t’i njohësh nga veprat e tyre. “Nëse nuk flasim ne keq për të vdekurit, kush do ta bëjë këtë ? ”.

 

Harold Bloom, kritik letrar