MENU
klinika

Tmerret e Ariana Grande

Nga tragjedia e Manchester, vdekja e Miller, te ndarja nga Pete

16.10.2018 - 13:37

Këngëtares me famë botërore, Ariana Grande, i është dashur të përballet me ngjarje jashtëzakonisht të rënda gjatë kohëve të fundit.

Rreth një vit më parë, teksa ajo ishte duke mbajtur një koncert në “Manchester Arena”, një person hodhi veten në erë duke shkaktuar mbi 20 viktima. Fatmirësisht, këngëtarja shpëtoi pa lëndime fizike, por u përballë me trauma.

NEW YORK, NY – AUGUST 28: Mac Miller and Ariana Grande sit in the audience at the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Kevin Mazur/WireImage)

Por ende pa e marrë mirë veten nga ajo situatë dramatike, rreth një muaj më parë, ish-i dashuri i saj Mac Miller, u gjet i vdekur në banesën e tij si pasojë e konsumimit të substancave narkotike. Kjo ngjarja e shokoi pa masë sërish këngëtaren, e cila veç të tjerave iu desh të përballej edhe me akuzat e rënda të fansave të reperit, të cilët e akuzonin këngëtaren se ishte ajo shkaku i vdekjes së ish-të dashurit të saj.

Por sërish, Ariana nuk po gjen qetësi. U fol se po ndahej nga i dashuri i saj dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizmi. Këngëtarja amerikane, sipas burimeve të revistës TMZ, thonë se ajo ia ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në muajin qershor të këtij viti.

Unaza përbëhej nga një diamant tri karat , të cilën artisti e kishte porositur posaçërisht për Arianën.

Ata i dhanë fund fejesës pesë muajshe dhe se gjithçka ndodhi për shkak të vdekjes së ish-të dashurit, Mac Miller.