MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet shmangur kafeina gjatë shtatëzanisë?

26.11.2020 - 11:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A duhet shmangur kafeina gjatë shtatëzanisë?

Mjeku: Nëse nëna shtatzënë konsumon shumë kafeinë gjatë shtatzanisë atëherë ka një rritje të riskut për të lindur një fëmijë nënpeshë.

Kjo mund të sjellë më vonë probleme më shëndetin. Ka gjithashtu një risk të lartë edhe për abort. Shumë ushqime dhe pije përmbajnë kafeinë, pra jo vetëm kafja përmban kafeinë.

Të tilla janë disa pije të gazuara, pijet energjitike, çokollata dhe çaji. Disa medikamente për të ftohtin dhe gripin gjithashtu përmbajnë kafeinë. Një grua shtatzënë duhet të flasë me gjinekologun përpara marrjes së këtyre medikamenteve. Pjesa më e madhe e autoriteteve në botë pohojnë se kafja nuk duhet të ndërpritet plotësisht gjatë shtatzanisë, por nuk duhe t’i kalojë më shumë se 200 mg.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.