MENU
klinika

Mbyllja e basteve

Rama mesazh Berishës: Bastet vdiqën Sali

17.10.2018 - 15:25

Ultimatumi i kryeministrit Edi Rama, lidhur me mbylljen e basteve, ka ngjallur mjaft reagime në shoqëri dhe nga figura mjaft të njohura politike dhe në media.

Lidhur me kundërshtitë, Rama ka reaguar sërish në lidhje me lojërat e fatit, ndërsa ka theksuar se Sali Berisha vijon t’u dalë për zot atyre.

Opozita, sipas kryeministrit, ka mbetur peng i politikës së dëshpëruar.

edi-rama-konica.al
edi-rama-konica.al

Ai thekson se partia e Berishës ka kritikuar edhe kujdesin shëndetësor falas, duke përdorur standardet e dyfytyrësisë.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS?Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme?Bastet vdiqën Sali”, shkruan Rama në “Twitter”.